Gabriel Jesus në radarët e Juventusit

Gabriel Jesus në radarët e Juventusit

 Proçesi i rindërtimit në kohët e fundit ka përfshirë edhe largimin e Paulo Dybalas nga Juventusi pasi argjentinasi  nuk i ka pranuar kushtet e rinovimit të kontratës dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka reaguar menjëherë .

Massimiliano Allegri mendon se Dusan Vlahovic duhet të mbështetet fuqimisht nga një lojtar i elitës dhe ia ka vënë gishtin Gabriel Jesus.

 Braziliani është një sulmues shumë interesant dhe me kualitetin impresionues mund t’ia rikthejë buzëqeshjen trainerit italian dhe pse jo të  formojë një dyshe perfekte me serbin i cili në pak kohë ka impresionuar tek  juventinët.

 E famshmja ‘ Goal ‘ e pozicionon ndër më të favorizuarit për tu transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë verës , periudhë gjatë të cilës do të veprohet me intensitet sepse koha kalon shpejt dhe për Juventusin është një domosdoshmëri fillimi me këmbën e mbarë i sezonit 2022-2023.

Pavarësisht se është ende herët , flitet se kjo lëvizje mund të arrijë 70 milionë eurot dhe 24 vjeçari e mban të ndezur shpresën e bardhezinjve për arsye të protagonizmit të reduktuar tek një Manchester City i mbushur me yje.

6 gola dhe 10 asiste në 29 ndeshje konsiderohen të pamjaftueshëm për Pep Guardiolan i cili shquhet si një trainer kërkues dhe perfeksionist dhe ish rekordmenët e Serisë A janë përpara një elementi që s’duhet ti shpëtojë pasi mund të ndryshojë historinë e ofensives në vijimësi .

Gara me të mëdhenjtë e Scudettos vijon por fatkeqësisht të besuarit e Massimiliano Allegrit janë 7 pikë larg  Milanit dhe janë të pakta shpresat për një përmbysje në fazën e mbetur të sezonit .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy