Megi Doçi: Futbolli po luhet jashtë fushe, sa të jetë Koço Kokëdhima nuk ecën përpara

Megi Doçi: Futbolli po luhet jashtë fushe, sa të jetë Koço Kokëdhima nuk ecën përpara

Lojtarja e Vllaznisë, Megi Doçi, ka shpërthyer në akuza ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Pas fitimit të titullit kampion, Doçi në prononcimin për mediat, deklaroi se sa të jetë Kokëdhima, futbolli shqiptar nuk ka për të ecur përpara.

Unë di te them se Megi Doçi e ka treguar veten si tek Vllaznia, si në ekipin kombëtar, e po ashtu edhe ne Champions League.

Prandaj nuk me intereson shumë se çfarë bëhet jashtë futbollit. Do të thoja diçka se nëse ka diçka te keqe futbolli shqiptar sot, ai është Koço Kokëdhima. Sa të jetë ai, futbolli ne vendin tone nuk ka për të ecur përpara.

Doçi nuk u ndal me kaq, teksa pasi mësoi se nuk e kishte fituar “Këpucën e Artë”, pas 61 golave të shënuar, vazhdoi me akuzat ndaj Kokëdhimës, në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan se futbolli po luhet jashtë fushave të blerta.

E kanë pësuar shumë ekipe, femra e meshkuj, nga moshat deri tek ekipi i parë, ndikimin e tij te arbitrat dhe e di që më kuptojnë, edhe pse nuk e kanë marrë guximin të flasin.

Padrejtësia, servilizmi dhe mashtrimi nuk të çon askund. Mirësia ime u mor për dobësi. Padrejtësitë bëhen sheshit dhe nuk flet askush. Keqardhje! Futbolli luhet jashtë fushës së blertë. Kjo është reklama e futbollit shqiptar.

“Këpucën e Artë” e fitoi Valentina Troka e Apolonisë. Sulmuesja e skuadrës fierake e mbylli sezonin me 65 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy