Christian Eriksen, nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United dhe gjatë merkatos u përfol për një largim të mundshëm.
Ditët e fundit, emri i danezit u lidh me një kalim të mundshëm te skuadra e Galatasaray, me këta të fundit që kishin shfaqur interes.
Megjithatë vetë mesfushori ka refuzuar një transferim në Turqi, duke vendosur të qëndrojë te “djajtë” të paktën deri në fund të sezonit.
Eriksen ka kontratë me Manchester United deri në verën e vitit 2025, por për shkak se nuk duket në planet e trajnerit, në verë mund të ndryshojë ekip.



