Atletico zgjedh Soyuncu për mbrojtjen

Atletico zgjedh Soyuncu për mbrojtjen

Orët e fundit Atletico Madridi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në lidhje me merkaton .

Thuhet se ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë arritur një paraakord me mbrojtësin e Leicester City-t Caglar Soyuncu .

Sipas ‘ As ‘ madrilenët pretendojnë ta kenë në dispozicion 26 vjeçarin dhe flitet se do të firmosë një kontratë për pesë vite , të shoqëruar me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Transferimi i ishi-t të Freiburgut në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do ti hapte derën e largimit brazilianit Felipe, i anashkaluar nga numri një i stolit Diego Simeone.

Prej kohësh traineri Brendan Rodgers vijon të mos e llogarisë Caglar Soyuncu-n dhe Atletico Madridi kërkon ti shtojë një element cilësor prapavijës , repart i cili gjithmonë ka spikatur tek ky ekip.

Në të kaluarën Caglar Soyuncu u pretendua edhe nga Interi por sipas rrjedhës së ngjarjeve , ‘’ Los Rojiblancos ‘’ si duket do të dalin të fituar nga kjo histori.

Kjo periudhë do të përcaktojë shumë për të ardhmen e kryeqytetasve , të cilët i pret një fazë e dytë e sezonit tejet e vështirë dhe domosdoshmërisht duhet të kenë një ecuri pozitive për arritjen e objektivave .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy