Joselu, afër rikthimit në La Liga

Joselu, afër rikthimit në La Liga

Pas përfundimit të eksperiencës tek Al-Gharafa për Joselun tashmë ekziston një tjetër opsion. 

Eshtë Valencia e cila pretendon të marrë shërbimet e sulmuesit, njohës shumë i mirë i La Ligas. 

Dëmtimi i Umar Sadiq e ka lënë të shqetësuar trainerin Carlos Corberan i cili duhet të gjejë një zgjidhje.

 Megjithatë, për bardhezinjtë nuk do të jetë e lehtë për arsye të pretendimeve të 36 vjeçarit, një nuhatës shumë i mirë goli, i rrezikshëm gjithmonë në metrat e fundit. 

Eksperienca e fundit në Primera Division ishte me Real Madridin, e shoqëruar me fitimin e Champions Leagues dhe kampionatit dhe gjithashtu 10 gola në 34 sfida. 

Por edhe Eintracht Frankfurti po lufton për rikthimin e Joselut, i cili ishte pjesë në sezonin 2013-2014 dhe kontriboi me 10 gola. 

S’duhet harruar edhe etapa tek Hoffenheim dhe Hannover duke qenë se i ka dhënë natyrisht një tjetër impakt karrierës së golashënuesit. 

Referuar kandidatëve duhet thënë se edhe Union Berlini bashkë me Lazion ia kanë hapur dyert lojtarit të lindur në Stuttgart i cili po e analizon me kujdes vijimësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy