
Momentalisht Paris St Germain ndodhet në një fazë rindërtimi.
Pas mbërritjes së Luis Enriques në ‘’ Parque de Prince ‘’ shumë gjëra kanë ndryshuar tek ‘’ Les Pariziens ‘’, si në aspektin e lojës ashtu edhe në atë të titujve.
Ndër vite një ndër objektivat e Nasser Al Khelaifit ishte fitimi i Champions Leagues dhe me ‘’ Luchon ‘’ në stol u bë realitet.
Tashmë fokusi është kryesisht tek merkatoja e verës edhe pse faza e dytë do të jetë determinante për të ardhmen e kuq e bluve.
Traineri asturian ka marrë një vendim në orët e fundit dhe është dorëhequr nga transferimi i mundshëm i Vinicus Junior në kryeyqtetin francez.
Filozofia e ishi-t të Barcelonës lidhet me ruajtjen e një lloj ekuilibri sepse beson fuqimisht tek organika aktuale.
Sigurisht nga numri një i stolit vlerësohet harmonia ndërmjet lojtarëve, e cila është shpalosur gjatë sfidave, e shoqëruar me rezultatet e pritura.
Ish fituesi i Champions Leagues edhe me ‘’ Los Cules ‘’ mendon se me kualitetin dhe punën konstante Paris St Germain do të shtojë shumë tituj të tjerë në vitrinë duke mos harruar edhe mbështetjen e padiskutueshme të presidentit nga Katari.
Gjatë tre sezoneve nën drejtimin e tij gjigandët e Francës dhe jo vetëm kanë treguar potencialin, të cilët numërojnë dy Ligue 1, tre Superkupa të Francës, dy Kupa të Francës, Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale.



