Pogoni: Zhvendosja e finales nga Tirana, njollë e zezë për Shqipërinë

Pogoni: Zhvendosja e finales nga Tirana, njollë e zezë për Shqipërinë

Trajneri Artan Pogoni, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për lajmet e fundit, se Shqipëria mund të dënohet nga UEFA, për shkak të ndërhyrjeve të politikës në zgjedhjet e FSHF dhe jo vetëm.

Sipas Pogonit, zhvendosja e finales së Conference League, nga Tirana do të ishte një njollë e zezë për Shqipërinë.

Ky vend ka shumë halle, por një hall i madh është edhe i finales së Conference League në Tiranë. Hall tjetër është edhe ndërhyrja e politikës në zgjedhjet e FSHF. Të paktën në sport, kemi shenja që mund të jemi ndër vendet e këndshme për të organizuar futboll.

Kombëtarja dhe skuadrat shqiptare, kanë treguar se na kanë përfaqësuar mirë. Do të ishte një njollë e zezë për Shqipërinë, nëse finalja zhvendoset. Për të mos shkuar deri aty ku përflitet për dënimin 10 vjeçar për Shqipërinë. Nuk do e uroja, por do krijonte një dëm të madh për imazhin, por edhe për lëvizjen futbollistike në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy