
Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Vllaznia është ndalur në shtëpi nga Kastrioti në një barazim 0-0. Shkodranët tentuan sot të shkëputeshin me kreun, në një kohë kur Teuta dhe Partizani, dy skuadrat ndjekëse, do të ndeshen të hënën kundra njëra-tjetrës.
Sakaq po sot Kukësi mposhti 2-1 me përmbysje Bylisin në Elbasan Arena, ndërsa përballja e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Apolonisë është mbyllur 1-1. Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Tiranës dhe Laçit do të luhet të hënën në Selman Stërmasi.



