
E marta do të jetë një ditë shumë e nxehtë në shtëpinë e Interit pasi është caktuar një takim mes Beppe Marotta-s, administratorit të klubit, Ausilios, drejtorit sportive dhe Antonio Contes për të diskutuar lidhur me merkaton.
Padiskutim që emri më i nxehtë është i Eriksen, që me shumë mundësi do të bashkohet me Paris SG, pasi këta të fundit larguan Tuchel për të firmosur me Pochetino-n. Si Eriksen ashtu edhe Pochetino kanë qenë pjesë e Tottenham-it të suksesshëm.
Në këmbim Inter pret të marrë Leandro Parades, por në listë mbetet edhe argjentinasi tjetër De Paul. Sakaq zikaltërit po punojnë edhe për sulmin ku objektivi mbetet Gervinho. Sulmuesi i Parmës ka gjasa të këmbehet me Pinamonti-n, një futbollist në pronësi të Interit që aktualisht luan me Benevento-n.



