Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës.
Dominim total i kryeqytetasve, që kaluan në avantazh me Florent Hasanin në minutën e 43-të, ndërsa shënuan edhe dy herë të tjera me Bruno Lulajn në minutën e 66-të dhe Regi Lushkjan në minutën e 72-të.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 11 maj, në stadiumin e Teutës në Durrës, në “Niko Dovan”".



