
Funksionimi jo i duhur i mesfushës sigurisht e ka vënë jo pak në siklet Massimilliano Allegrin në sezonin aktual.
Italiani ka nisur punën në lidhje me sezonin vijues i cili ka vënë në dijeni drejtuesit për lojtarët që duhet të transferohen në ‘’ San Siro ‘’.
Një ndër to është Nicolo Fagioli, një element i rëndësishëm tek Fiorentina. 25 vjeçari konsiderohet zëvëndësuesi perfekt për Luka Modriç, të cilit nuk i mbetet edhe shumë kohë në futbollin e luajtur.
Kroati është konsideruar një ndër më të mirët në qarkullim në dekadën e fundit dhe mesfushori i ekipit nga Firence në optikën e ishi-t të Juventusit do të jetë një referent i padiskutueshëm tek ‘’ Djalli ‘’.
Sezoni aktual është i dyti në ‘’ Artemio Franchi ‘’, i shoqëruar deri më tani me 3 gola në 40 sfida.
Megjthatë, drejtuesit e ‘’ Vjollcëve ‘’ thuhet se do të reagojnë në lidhje me nxënësin e Paolo Vanolit i cili mund të ribashkohet përsëri me këtë trainer.



