Barcelona negocion për Griezmann

Barcelona negocion për Griezmann

Situata e ndërlikuar e Antoine Griezmann tek Atletico Madridi vijon të mos njohë ndryshim për arsye se nuk ka mundur të jetë një lojtar stabël në skemat e Cholo Simeones.

Francezi ka rezultuar preferenca e dytë e argjentinasit dhe problemi në këtë rast është se në klauzolën e përcaktuar ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ thuhej qartë se kampioni në fuqi i botës duhet të zhvillojë 50 % e ndeshjeve deri në fundin e sezonit.

 Ky fakt sigurisht i detyron kryeqytetasit të paguajnë 40 milionë euro duke filluar nga merkatoja vijuese për të blerë përfundimisht kartonin e ishi-t të Real Sociedadit .

Ideja e drejtuesve respektivë është arritja e këtij akordi  duke ditur që madrilenët nuk do të ndryshojnë strategjinë  e tyre e cila sigurisht thekson evitimin e pagës se kësaj shifre , ndërsa në ‘’ Camp Nou ‘’  pretendimi është krejtësisht i kundërt .

Vendimi më korrekt do ti shërbente 31 vjeçarit për tu aktivizuar sa më shumë në ndeshjet e mbetura deri në fillimin e Botërorit të Katarit i cili do ti hapë dyert në datën 20 nëntor , eveniment ku Franca do të mundohet të mbrojë me çdo kusht titullin e dytë të fituar në atë të Rusisë në 2018-tën .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy