
Edhe java e 9 e ndeshjeve të basketbollit në femra, ishte me fat për basketbollistet e “Flamurtarit”.
As Java e 9 e kategorisë së parë në basketboll për femra nuk solli surpriza për vlonjatet e trajnerit Viron Toska.
100-72, ishte rezultati final ndaj basketbollisteve të “Vllaznisë”, duke bërë që sërish skuadra e Flamurtarit të kapi kuoten e 100 pikëve që vazhdojnë ta mbajne në krye me pikë të plota dhe pa asnjë humbje.
Në këtë ndeshja, shkodranet nuk përfituan dot as nga ndihma e publikut.
Ndeshja u zhvillua në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës, kurse sponsor është kompania MCN.



