Në Itali nuk luan dot, Eriksen në bisedime për të kaluar te klubi europian

Në Itali nuk luan dot, Eriksen në bisedime për të kaluar te klubi europian

Christian Eriksenin mund ta shikojmë shumë shpejt në fushat e lojës. Mesfushori pësoi atak kardiak në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës në Europian dhe si pasojë e kësaj, për të mos rrezikuar të njëjtën gjë, pas një operacioni, mjekët i kanë vendosur defribilator në zemër.

Pikërisht defribilatori i vendosur ia bën atij të pamundur për të luajtur në Itali, pasi këta të fundit e ndalojnë me ligj, diçka të tillë.

Eriksen dëshiron të zbresë në fushë dhe i vetëdijshëm që me defibrilatorin nuk luan dot në Itali, ku është nën kontratë me Interin, po mendon një zgjidhje tjetër. Sipas raporteve nga Holanda, mesfushori ka pasur bisedime së fundi me Ajax, për të vazhduar karrierën aty.

Gjithashtu thuhet se ka pasur edhe një kontroll nga mjekët e klubit holandez, të cilët do të vendosin nëse mund të luajë apo jo, pasi ligji në Holandë e lejon. Në rast se kjo realizohet, atëherë me shumë mundësi Eriksen do kërkojë të ndërpresë kontratën me Interin, diçka që në këtë moment është në të mirën e të dy palëve.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy