Prishtina është mposhtur me rezultatin 3-0 nga hungarezët e Ferencvaros, në ndeshjen e parë në raundin eliminator të Champions League.
Kampionët e Kosovës u shfaqën shumë mirë në pjesën e parë, duke pasur edhe raste të mira shënimi, ku Otto John gjeti edhe rrugën e rrjetës, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Në të dytën hungarezët u shfaqën më kërkues, teksa ia dolën të realizojnë plot 3 herë me Nguen në minutën e 71, Mmaee në minutën e 74 dhe Blazic në minutën e 78 i dhanë fitoren skuadrës ku aktivizohet edhe Myrto Uzuni, Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Kosovë.



