
Partizani do të përballet me Kukësin këtë fundjavë, në një ndeshje shumë të rëndësishme, ku fitorja është detyrim për të kuqtë e kryeqytetit.
Përveçse te ndeshja me verilindorët, katër lojtarë do të jenë edhe me mendje te derbi ndaj Tiranës, që luhet javën e ardhshme.
Katër titullarët do të mungojnë në derbin ndaj Tiranës, në rast se ndëshkohen me karton ndaj Kukësit. Bëhet fjalë për Tedi Cara, David Atanaskoski, Arinaldo Rrapaj dhe Valentino Murataj.
Këta futbollistë janë me nga tre kartonë dhe në rast ndëshkimi, do të duhet të qëndrojnë një ndeshje pushim.
Kujdesi duhet i madh, duke parë rëndësinë që kanë këto dy përballje në këtë fund të kampionatit, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione.



