
Pas largimit të Milan Skriniar, te Interi kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Interi ka zgjedhur Merih Demiral. Mbrojtësi turk pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit që do tentojnë një marrëveshje me Atalantën. Demiral nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Gasperini dhe kjo shihet në favor të Interit, për ta pasur më të lehtë arritjen e një akordi. Në rast se nuk arrihet Demiral, alternativa e zikaltërve është mbrojtësi i Chelsea, Trevoh Chalobah.



