Kukësi ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në miqësore ndaj Tërbunit, aty ku ka triumfuar me rezultatin e thellë 6-0.
Verilindorët e drejtuar nga Longo, që në pjesën e parë u shfaqën të papërmbajtshëm, duke realizuar plot 5 herë.
Kukësi zhbllokoi shpejt rezultatin, me një penallti të shënuar nga Feijao, ndërsa Basa, Shqiprim Taipi, Daci dhe sërish Feijao, me golat e tyre mbyllën pjesë e parë 5-0.
Në të dytën iu dha hapësirë edhe futbollistëve të tjerë dhe ndeshjen e vulosi afrimi i ri, Jurgen Dushkaj, me golin e tij të parë me fanellën e Kukësit.



