Kukësi luan një ndeshje të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj Teutës. Verilindorët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, edhe për shkak të pozitave aspak komode që kanë në renditje.
Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi. Ky i fundit u shpreh se skuadra do të kërkojë me çdo kusht të marrë tre pikët.
Nesër e tregon fusha se ku jemi, por kemi bërë një minifazë të mirë dhe tani presim rendimentin e punës. Mendojmë dhe do të bëjmë çmos për të marrë 3 pikët. Nga situata që jemi duhet futore dhe jo vetëm maksimumi sepse këto situata kërkojnë sakrificë dhe punë të jashtëzakonshme.
Ndeshjet miqësore kam një mënyrë që të na nxjerrin gabimet. Nuk dua rezultat, por skema dhe mënyrën e të menduarit. Ka anë të mira, por edhe anë që duhen punuar e përmirësuar. Ka gjëra që duhen çuar në perfeksion, por edhe që duhen minimizuar sepse futbolli është me gabime. Sot kam 3 muaj që punoj dhe i di karakteristikat e mira dhe ato që duhet ngritur në nivel.
Mungon Shqiprim Taipi për kartonë, por edhe Gyasi e Meksi të dëmtuar. Pjesa tjetër stërvitet dhe shpresojmë të kemi ekip solid dhe të konsoliduar për të marrë rezultat.



