En-Nesyri, objektiv i Interit

En-Nesyri, objektiv i Interit

Mospërmbushja e pritshmërive nga Arnautovic dhe Alexis Sanchez, e ka detyruar Simone Inzaghin të mendojë për një tjetër sulmues në këtë merkato dimërore.

Tekniku italian ia ka vënë syrin Youssef En-Nesyrit, i cili nuk ka patur hapësira të mjaftueshme tek Sevilla, nën drejtimin e Quique Sanchez Florez.

Për marokenin kanë filluar të bien këmbanat e alarmit për largimin e mundshëm nga andaluzët dhe zikaltërit tashmë ia kanë hapur dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’.

Eksperienca e gjatë në Spanjë vlerësohet nga numri një i stolit, i cili në sezonin e kaluar i dërgoi zikaltërit deri në finalen e Champions Leagues.

Jo vetëm tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ por edhe tek Maroku, 26 vjeçari ka rezultuar ndër më të spikaturit dhe pas katër sezonesh e gjysmë, mund të largohet nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ drejt Serisë A.

Në 25 sfidat e sezonit aktual me Sevillan, Youssef En-Nesyri ka shënuar 9 gola dhe ka kontribuar me 1 asist dhe interesi i ish fituesve të Scudettos mund të përfundojë me nisjen e një ekseperience larg Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy