Medaljet e arta olimpike/ Ambasada amerikane: Gratë e Kosovës janë të forta dhe të vendosura

Medaljet e arta olimpike/ Ambasada amerikane: Gratë e Kosovës janë të forta dhe të vendosura

Fitorja e dy medaljeve të arta olimpike në Lojërat olimpike “Tokio 2020”, nga dy xhudistet nga Kosova, është vlerësuar nga të gjithë për punën dhe përkushtimin e këtyre sportisteve.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përgëzuar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë njëherit të tretën në historinë e Kosovës.

Përmes një postimi të ambasadës të shoqëruar me fotografinë e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës ka shkruar se fitorja e Norës i ka demonstruar botës çfarë ata e dijnë, se gratë kosovare janë të forta dhe të vendosura.

“Urime Nora Gjakova, kampionia e tretë olimpike e medaljes së artë për Kosovën. Sikur Majlinda dhe Distria para saj, fitorja e Norës i demonstron botës çfarë ne veç e dijmë: Gratë kosovare janë të forta, të vendosura dhe të padorëzuara – gati për të udhëhequr shtetin e tyre drejt madhështisë”, ka shkruar ambasada amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy