Giovinco drejt Serie A, e kërkon Sampdoria

Giovinco drejt Serie A, e kërkon Sampdoria

Sebastain Giovinco është shumë afër rikthimit në Serie A në Itali. Pasi mbylli aventurën me Al Hilal në Arabinë Saudite, tashmë sulmuesi po përgatitet për rikthimin në Itali.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 35-vjeçari është në listën e dëshirave të Sampdorias. Këta të fundit kanë humbur për shkak dëmtimi sulmuesin Gabbiadiani dhe kanë shfaqur interes për Giovinco.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, me ish-lojtarin e kombëtares italiane që do të rikthehet në Serie A pas shtatë vitesh.

Giovinco është aktivizuar më parë në elitën e futbollit italian me ekipe si Juventusi, Parma, Empoli, teksa provoi edhe aventurën në MLS me Toronton përpara se të transferohej në Arabi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy