Reali piketon tre zëvendësuesit e Zidane (VIDEO)

Reali piketon tre zëvendësuesit e Zidane (VIDEO)

Zinedine Zidane me shumë mundësi nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid dhe në fund të këtij sezoni pritet që ai të largohet nga pankina madrilène.

Drejtuesit e “Los Blancos” do të respektojnë vendimin e teknikut francez dhe sipas mediave iberike ata janë duke menduar për një zëvendësues të mundshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, në listën e presidentit Florentino Perez janë tre trajnerë.

I pari në listë është trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, i cili prej katër vitesh po drejton me shumë sukses ekipin anglez.

Në listë mbetet dhe trajneri i Kombëtares gjermane, Joachim Loë, që pas përfundimit të Kupës së Botës do të ishte i lirë.

Ndërsa alternative e tretë është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ishte në radarin e spanjollëve prej një kohe të gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy