Kampionati në mesjavë, 7 ndeshje në MCN TV dhe MCN 24

Kampionati në mesjavë, 7 ndeshje në MCN TV dhe MCN 24

Plot 7 ndeshje, do të vijnë live dhe ekskluzivisht në mesjavë në ekranin e MCN dhe MCN 24. 

Ditën e sotme, në MCN, vjen ndeshja e Superiores, Egnatia-Erzeni, në orën 16:00. Në të njëjtin orar, luhet edhe sfida e Kategorisë së Parë, Flamurtari-Bylis. Në orën 19:00, Dinamo përballet me Kukësin. 

E enjtja rezervon tre sfida të tjera interesante. Në orën 15:00, Tirana pret Skënderbeun, ndërsa 3 orë më vonë, luhet supersfida Vllaznia-Partizani. 

Për të gjithë teleshikuesit, do të vijë edhe sfida mes Elbasanit dhe Vorës në Kategorinë e Parë, në orën 18:30. 

Kalendari i transmetimit mbyllet me Laçi-Teuta, ditën e premte në orën 16:00. Sfidat transmetohen në MCN TV dhe MCN 24. 

Ashtu si MCN TV, edhe kanalin e ri, MCN 24, e gjeni shumë thjeshtë, në tokësor, platformën Klan, aplikacioni Klani IM dhe në platformën TIBO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy