
Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj armenëve të Ararat, me sfidën e parë që u mbyll në barazim 1-1. Rrogozhinasit do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, teksa këtë e konfirmoi edhe shefi i klubit, Kelvis Zenelaj, në një prononcim për MCN TV. “Për ne është fat që zhvillojmë këtë ndeshje pas një sezoni të vështirë. Pritshmëritë janë maksimale pas asaj ndeshje te parë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv dhe të kualifikohemi më tej. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi munduar t’i mbajmë lojtarët nën tonus. Kemi lojtarë më eksperiencë që të mos i kapë euforia. Ka rotacion nga stafi, por kemi 21 lojtarë të gatshëm që meritojnë të luajnë njësoj të gjithë.”, deklaroi Zenelaj.



