
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, deklaroi se Tirana tregoi problematika të mëdha, në miqësoren me Fenerbahce, ku humbi 4-0.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri foli edhe për sulmuesin Taulant Seferi, për të cilin tha se duhet të kishte shënuar në fillim të ndeshjes, kur ishte i vetëm me portierin.
Ndeshja me Fenerbahcen, për Tiranën nuk themi kurrë që mund të fitojë, por të themi pse jo? Kur Tirana pretendon që të shesë Seferin 1.5 milionë euro, ai duhet ët kishte shënuar kur ishte i vetëm me portierin që në fillim të ndeshjes.
Goli i tretë dhe i katërt, ishin dy problematikat e mëdha, pasi erdhën nga krahu i majtë. Ndeshja në Champions është shumë shpejt dhe Shehi duhet të formojë skuadrën. Problemet në mbrojtje, nuk mund të them se është vetëm aty, por vjen edhe nga mesfusha dhe sulmi, në bllok si skuadër. Mund të ndikojë edhe lodhja. 4-0, mendoj se do të jetë një mësim i madh për Tiranën për sfidën me Dudelange.
Lojtarët e Tiranës ndaj Fenerbahce, ishte njëri më keq se tjetri. Mesa pashë unë, te Tirana ka problematika të mëdha.



