Hiqet kufizimi për tifozët në stadium, UEFA ia kalon në dorë autoriteteve lokale

Hiqet kufizimi për tifozët në stadium, UEFA ia kalon në dorë autoriteteve lokale

UEFA zhvilloi mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv ku nga çështjet më të rëndësishme ishte edhe prania e tifozëve në shkallët e stadiumit. Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, nga grumbullimi i Kombëtares në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e cila si zakonisht vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës.

Komiteti Ekzekutiv miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, siҫ është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020.

Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrace që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth Ëorld Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy