Lewandovski, opsion për Real Madridin

Lewandovski, opsion për Real Madridin

  Pas emrave si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland , Real Madridi nuk ka të ngopur dhe ka rindezur motorrët  për  Robert Lewandovskin . Polaku prej shumë kohësh ndiqet nga ‘’ Galaktikët ‘’ por  rezistenca e Bayern Munchen ka bërë që të qëndrojë në ‘’ Allianz Arena ‘’.  Sipas As me  këtë opsion  kryeqytetasit e kanë asin nën mëngë në rast se do të dështojnë  për transferimin e  Erling Haaland në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , operacion me një shkallë të lartë vështirësie  për shkak të rëndësisë së nordikut tek   Borussia Dortmundi .

 Kontrata e golashënuesit me bavarezët mbetet në fuqi  deri në 30 qershorin e 2023-shit por i ka kërkuar drejtuesve të Bayern Munchen   t’ia hapin  rrugën  për fillimin e një tjetër eksperience në kontinentin e vjetër . Opsioni më konkret mbetet Real Madridi por s’duhet harruar as Chelsea , skuadër që prej kohësh e konsideron si një kandidat potencial për ofensivën . 

Sulmuesi 33 vjeçar pavarësisht se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë  nuk ka të ndalur me produktivitetin i cili i ka dhënë privilegjin për tu pozicionuar ndër më të mirët në qarkullim  , fakt  që nuk i ka është anashkaluar nga  skuadrat respektive . Me statistikat e arritura  emri i tij mbetet  një kërcënim real për çdo kundërshtar dhe deri më tani i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat , me  7 gola në 4 ndeshjet e para me kampionët e Bundesligës .

 Transferimi i mundshëm tek gjigandët e Ligas  është një siguri për shënimin e golave sepse do ti afrojnë ‘’ Los Blancos ‘’ me  objektivat e vëna ndër të cilat  prioriteti absolut  është fitimi i Champions League .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy