Propozime për ndryshimin e formatit të Superiores, FSHF mbledh presidentët e klubeve

Propozime për ndryshimin e formatit të Superiores, FSHF mbledh presidentët e klubeve

Federata Shqiptare e Futbollit, ka organizuar një mbledhje me presidentët e klubeve të Superiores, këtë të shtunë. Qëllimi i mbledhjes, është propozimi për ndryshimin e formatit të Superiores. Në fjalën e tij, Duka tha se ndryshimet do të bëhen për të pasur më shumë konkurrencë në garë dhe për të promovuar kampionatin shqiptar. Gjithashtu ai zbuloi edhe një nga propozimet, që është bërë në bashkëpunim me UEFA-n. “Objektivi për këtë propozim ose të propozojmë me më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv. Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime. Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të Superiores. Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që skemat e propozuara, që do të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe “Air Albania”-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen. Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh. për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë. Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera.”, deklaroi Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy