Lëvizjet te Partizani, Stoka: Da Silva nuk vjen, do të rikthehet Mala

Lëvizjet te Partizani, Stoka: Da Silva nuk vjen, do të rikthehet Mala

Opinionisti Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se Partizani duhet të kishte shënuar edhe një tjetër gol në ndeshjen e parë ndaj Saburtalos në Conbference League, sepse sipas tij rezultatin 1-0 është i rrezikshëm.

Në lidhje me lëvizjet në merkaton e të kuqve, Stoka deklaroi se Da Silva nuk do të blihet, ndërsa zbuloi se do të rikthehet Esat Mala.

Për Partizanin rëndësi ka fitorja. Po të isha si trajneri Mehmeti, pas golit të parë do të guxoja më shumë për të shënuar edhe të dytin. Të vjen keq që nuk u shënua edhe një tjetër gol. Megjithatë kam frikë nga 1-0, sepse tashmë goli në fushë kundërshtare nuk ka vlerë dhe kjo më frikëson pak, prandaj them se duhej edhe një tjetër gol. Ne nuk mund të luajmë me fat dhe nuk duhet t’ia lëmë rastësisë. Partizani duhet të luajë si Partizani, 70% të punës e kemi bërë. Ndeshja luhet në shtëpi, tifozët do të jetë në stadium, për të mbështetur skuadrën.

Drejtori Rama dhe presidenti kanë filluar ta ndërtojnë këtë Partizan prej dy vitesh. Të gjithë të tjerët janë aty. Partizani me dy-tre lëvizje të tjera, mund të jetë aty pretendent për titullin kampion. Do të afrohet përsëri Mala, sipas burimeve të mia. Partizani i ka lojtarët. Cara dhe Skuka me pak egoizëm, por kanë mundësi të japin më shumë. Mesa di unë, afrimi i Da Silvas nuk do të realizohet. Partizanit i duhen lojtarë që të japin për fanellën. Partizani është familje, njerëzit duhet të jenë të sjellshëm.

Është një klauzolë për Bitrin dhe nuk e di çfarë do të ndodhë. Partizani ka një mesfushë të mirë. Akoma nuk kemi parë më të mirën e Maguette. Kemi parë vetëm talentin e Matondo. Partizani më i suksesshëm në Europë, ka qenë ai i Sormanit. Është i vetmi trajner i huaj, që solli të ardhura për klubin nga Europa.

Laçit iu mohua një penallti e pastër ndaj Iskra. Laçin e shikoj shumë të rrezikuar. Shpresoj që të gjitha ekipet shqiptare të kalojnë turin e parë të Conference League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy