Bayern Munchen, tjetër tentativë për Manu Kone

Bayern Munchen, tjetër tentativë për Manu Kone

 Ecuria shumë e mirë e Manu Kones tek Borussia Monchengladbahu po i siguron pretendentë cilësorë.

Kontrata e mesfushorit me gjermanët merr fund në 30 qershorin e 2026-tës, e shoqëruar me një klauzolë prej 40-45 milionë eurosh.

Edhe Liverpooli është futur në garë për francezin pasi siç dihet Jurgen Klopp konsideron se përforcimi i këtij reparti do të jetë një prioritet gjatë merkatos së verës.

Rivaliteti parashikohet shumë i ashpër pasi si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik, ‘’ The Redsat ‘’ edhe bavarezët janë ekipe për tu marrë në konsideratë.

22 vjeçari shumë shpejt mund të provojë veten tek një ndër këto skuadra, të cilat në çdo sezon janë në garë për fitimin e trofeve të rëndësishëm, ashtu siç po e konfirmojnë edhe në aktualin.

Manu Kone shpërtheu tek Toulouse dhe tanimë tek Borussia Monchengladbahu, ekip me të cilin po zhvillon sezonin e tretë dhe ka rezultuar një lojtar tejet përcaktues në 17 sfidat e deritanishme, të shoqëruara edhe me dy gola, pa harruar një lojë mbresëlënëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy