Barcelona ndjek Enzo Fernandez

Barcelona ndjek Enzo Fernandez

   Me kalimin tek Benfica , mesfushori Enzo Fernandez po tregon se e ka plotësisht të merituar kalimin në kontinentin e vjetër.

Argjentinasi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Paris St Germain dhe sipas ‘ Sport ‘ , Barcelona ka ndezur motorrët për ishi-n e River Plates .

Largimi mëse i konfirmuar i Sergio Busquets në fundin e sezonit dhe refuzimi i Martin Zubimendit sigurisht nuk i kanë lënë tjetër alternativë ‘’ Azulgranëve ‘’ veçse të tentojnë për 21 vjeçarin .

Xavi Hernandez mendon se perla e portugezëve mund të adaptohet menjëherë tek ‘’ Los Cules ‘’ sepse cilësitë e tij e bëjnë një lojtar edhe më të spikatur.

Kundër ‘’ Les Pariziens ‘’ , Enzo Fernandez tregoi profesionalizmin duke u shëndërruar në një protagonist absolut, i cili diti të bashkpunojë shumë mirë me shokët e skuadrës .

Sigurisht një ekip si Barcelona ka nevojë për rritjën e cilësisë, të ndërthurur edhe me eksperiencën për të arritur aty ku duhet dhe talenti nga Buenos Aires tanimë e ka marrë ‘’ Ok ‘’ e ish mesfushorit i cili la shenjë në të kaluarën si tek Barcelona , ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy