
Pavarësisht blerjes së Andre Onanas, drejtuesit e Manchester United po kërkojnë një tjetër portier. Diogo Costa i Portos vijon të jetë një ndër objektivat e anglezëve, i cili është shëndërruar në një ndër më cilësorët në kontinentin e vjetër. Sipas lajmeve të fundit , ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro për 23 vjeçarin , i cili në sezonin e kaluar pësoi 30 gola në 41 sfida dhe e mbajti portën e paprekur në 20 të tjera , statistika që e shëndërrojnë në një ndër më të mirët në botë. 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë të rikthehen tek titujt e munguar prej kohësh në ‘’ Old Trafford ‘’ , skuadër e cila gjithsesi mbetet një ndër më të famshmet e historisë së futbollit. Një kalim në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të konsiderohej një sukses në karrierën e Diogo Costas, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.



