Arturo Vidal, në orbitën e Tottenhamit

Arturo Vidal, në orbitën e Tottenhamit

 Me një karrierë të pasur dhe të suksesshme , për Arturo Vidal vijojnë pas dere ekipe potente .  Kiliani ka kaluar eksperienca në ekipe me peshë si Bayern Munchen , Barcelona , Juventusi dhe së fundmi Interi dhe natyrisht ky fakt nuk mund të anashkalohet  .

Drejt varjes së këpucëve në gozhdë , 34 vjeçari vijon të fitojë pikë sepse është  Tottenhami që ka ndezur motorrët  për ta transferuar në Londër . Arturo Vidal konsiderohet një mesfushor shumë i sakrifikuar dhe ky element e ka shoqëruar përgjatë karrierës.

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ tanimë me Antonio Conten në stol janë në  një fazë revolucioni dhe traineri nga Lecce kërkon ti shtojë cilësi mesfushës me ish nxënësin e tij me të cilin shijoi fitimin Scudettos .

Idetë e qarta kanë rezultuar një aleat i pandarë i 52 vjeçarit duke i  shkuar çdo projekti deri në fund pavarësisht rezultateve dhe ky fakt ia ka forcuar karakterin dhe e ka  shëndërruar në një ndër  më të mirët në botë.

Metrat e fundit të karrierës sigurisht janë një etapë tepër e rëndësishme për çdo lojtar dhe Arturo Vidalit i ka trokitur përsëri në derë një trainer që diti ti shfrytëzojë vlerat e mrekullueshme të ‘’ Gladiatorit ‘’  duke i kurorëzuar zikaltërit me titullin e 19 në Calcio.

Pa dyshim që kjo pistë nëse do të marrë dritën jeshile do të rezultonte ndër më pikantet e merkatos vijuese , tek një skuadër që aspiron për trofe kolektivë , rrugë e cila bëhet më e mundshme me rikthimin e  Antonio Contes në Londër , kësaj here në ‘’ White Hart Lane ‘’.

Arturo Vidal është shquar gjithmonë për faktin e të qënit shumë luftarak  dhe interesi i ‘’ Spursave ‘’ konsiderohet mëse llogjik për një lojtar që ka zhvilluar një karrierë për tu duartrokitur.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy