Penalltia e Real Madrid, shpërthen trajneri: Unë paguaj gabimet e arbitrave

Penalltia e Real Madrid, shpërthen trajneri: Unë paguaj gabimet e arbitrave

Real Madrid ia doli të fitojë në fund ndaj Valladoid në transfertë, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat. Madrilenët, zhbllokuan shifrat në minutën e 83-të, me një penallti, pas prekjes me dorë.

Pas ndeshjes, trajneri i Valladoid, Pacheta, ka shpërthyer ën akuza, ku u shpreh se për një prekje të ngjashme me dorë, skuadrës së tij në ndeshjen e kaluar nuk iu dha penallti.

Më tej ai shtoi se arbitrat duhet të vendosin, ose t’i japin të gjitha prekjet me dorë penallti, ose jo, ndërsa tha se ai paguan gabimet e gjykimit.

Jam i lodhur me këto vendime. Për të njëjtën prekje me dorë, ne nuk na kanë dhënë penallti. Arbitrat duhet të zgjedhin të vërshëllejnë ose të mos e bëjnë në të gjithë episodet. Normale që do të protestoj. Arbitri ka një punë të vështirë, por edhe unë e kam të tillë. Unë paguaj gabimet e tyre ndërsa ata nuk i paguajnë gabimet e mija. Për këtë po ankohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy