
Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në supersfidën e javës së 35 kundër Atletico Madrid, duke humbur kështu shansin e artë për të kapur kreun.
Gjithsesi barazimi në Camp Nou nuk ka lënë të kënaqur as Atletico Madrid që të dielën mund të humbasë kreun në rast se Real Madrid fiton kundër Sevillia-s. Aktualisht skuadra e Simeone-s udhëheq kampionatin me 77 pikë, 2 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, ndërsa më pas vjen Reali me tre pikë më pak.
Ndërkohë në Bundesligë Bayern Mynchen është shpallur matematikisht kampion në javën e 32 të kampionatit. Skuadra që drejtohet nga Flick është 7 pikë para Leipzig, që sot u mposht 3-2 nga Dortmund. Në Bundesligë kanë mbetur edhe dy javë para përfundimit të kampionatit, ndërsa Bayern Mynchen ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.



