Ndryshime te Partizani, largohet Ilir Bozhiqi

Ndryshime te Partizani, largohet Ilir Bozhiqi

Partizani ka njoftuar këtë të hënë largimin e trajnerit të portierëve, Ilir Bozhiqi. Ky i fundit ishte pjesë e të kuqve prej tre vitesh, ku sezoni i fundit u konkretizua edhe me titullin kampion të fituar. Në njoftimin e klubit thuhet se ndarja mes palëve ka ardhur me konsensus. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi. Pas 3 sezonesh si pjesë e stafit tonë, Bozhiqi dhe klubi janë ndarë me mënyrë konsensuale . Klubi dëshiron të falënderoj trajnerin Bozhiqi, për kontributin dhe punën e madhe në arritjet e skuadrës, konkretizuar së fundmi edhe me fitimin e titullit kampion. Njëkohësisht i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.”, shkruan klubi i kuq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy