
Edicioni i ri i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin ditën e premte, me sfidën mes Teutës dhe Partizanit, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:45.
Në stadium lejohet të jenë rreth 4 mijë tifozë dhe klubet së fundmi kanë zbuluar edhe çmimet e biletave, për ata që do të duan ta ndjekin sfidën nga shkallët e stadiumit.
Vetëm në tribunën VIP, bileta do të kushtojë 1000 lekë të reja, ndërsa në pjesën tjetër të stadiumit çdo biletë kushton 500 lekë të reja.
Çmimet e biletave në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena” do të jenë si më poshtë:
Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë (të reja).
Biletat në tribunat: A dhe B do të kushtojnë 500 lekë (të reja).
Biletat në tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 500 lekë (të reja).
Klubi organizator (Teuta) ka përcaktuar tribunat qendrore A3, A4, B4, B5 dhe tribunat përballë D, E dhe F si sektorët ku do të akomodohet tifozëria e kuqe.
Biletat mund ti siguroni sot pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë dhe të premten në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.



