Shitja e Milanit tek kompania kineze Sino-Europe është kthyher në një telenovela dhe kjo gjë ka mërzitur tifozët e 7 herë kampionëve të Evropës. Sipas mediave italiane marrëveshja për shitjen e “Kuqezinjve” tek kinezët rrezikon të mos realizohet.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, orët në vazhdim do të jenë vendimtare për fatin e pronësisë së “Djallit” dhe jo vetëm në fushën e lojës, ku përballet në orën 21:00 me Romën, por edhe jashtë saj.
Ora 17:00 e datës 12, sipas burimeve të “Sky” ishtë afati i fundit për kompaninë kineze për të derdhur në arkat e Fininvest këstin e dytë, që është një shumë prej 100 milionë eurosh.
Derdhja nuk ka ndodhur dhe “Sky” thotë se grupi Fininvest i ka dhënë afat edhe 24 orë të tjera kinezëve dhe në rast se kjo derdhje nuk ndodh brenda këtij afati, shitja e aksioneve të Milanit mund të anulohet.
Kjo mund të jetë edhe një lojë e presidentit Berlusconi, pasi duke parë ecurinë e skuadrës dhe renditjen në kampionat mund të ndryshoj mendim. Por kjo gjë duhet pare në ditët në vijim sa serize është kjo ofertë dhe kjo shitje e Milanit.
Por nuk duhet të arojmë se çdo vonesë ndikon negativisht në skuadër, duke parë që shumë shpejt vjen edhe merkato dimërore dhe skuadrat do mendojnë të përforcohen.



