Shkupi kërkon historinë, trajneri Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb

Shkupi kërkon historinë, trajneri Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb

Shkupi është vetëm një ndeshje larg një kualifikimi historik, siç do të ishte kalimi në tretë në Champions League.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Kroaci, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të presin nesër Dinamon e Zagrebit, ku do të kërkohet kalimi më tej.

Para ndeshjes, ka folur edhe trajneri i shkupjanëve, Goce Sedloski, i cili u shpreh se beson te kualifikimi, por është i vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë.

Pas asaj ndeshjeje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, nesër na pret një sfidë e vështirë. Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje ne kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy