Hazard në radarët e Juventus

Hazard në radarët e Juventus

 Largimi i Cristiano Ronaldos mendohet se do të lërë boshllek shumë të madh tek Juventusi dhe drejtuesit e torinezëve kanë reaguar menjëherë në lidhje me këtë çështje  .  Bardhezinjtë janë të bindur se mund ta ulin shumë shpejt nga froni Interin dhe  gjithashtu të thyejnë akullin në Champions League por për këtë arsye i duhen lojtarë cilësorë.    Dy ndër emrat e preferuar të Massimiliano Allegrit janë  Eden Hazard dhe Moise Kean .  

Me  ikjen e ‘’ Cr7 ‘’ , ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të përfitojë rreth 25-30 milionë euro dhe këtë shumë synon ta vërë në dispozicion për transferimin e belgut në ‘’ Allianz Stadium ‘’. Në këtë kontekst duhet theksuar se  ‘’ The Citiziens ‘’ e kanë shmangur plotësisht përfshirjen e lojtarëve për të reduktuar koston e operacionit . 

Por gjithçka do të varet nga largimi i luzitanit për në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i cili do ti hapte dritën jeshile Eden Hazard dhe  Moise Kean për tu bërë pjesë e  skemave të Massimiliano Allegrit .  

Megjithatë  deri më tani ecuria mund të konsiderohet disi e komplikuar për arsye  të rrogës së belgut .  Ish kampionët e Serisë A  janë të gatshëm të mbulojnë  një pjesë të 13 milionë eurove që përfitonte tek Real Madridi dhe të paguajnë 1.5-2 milionë euro  për huazimin në Torino , aspekt që mund të marrë konfirmimin e bosit të ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez i cili po shfrytëzon çdo mjet  për të transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ Kylian Mbappen .

Largimi i Eden Hazard nga kryeqyteti spanjoll nuk do të përbënte shumë problem për Carlo Ancelottin sepse italiani  mund të provojë disa variante duke aktivizuar Vinicius Junior  ose lojtarë si Gareth Bale apo Rodrygo Goes në krahun e djathtë të sulmit  për arsye të polivalencës nga e cila karakterizohen .   Gjithçka pritet të marrë zgjidhje në ditët e mbetura të merkatos, hark kohor që imponon përshpejtimin e negociatave nga palët në fjalë në funksion të  arritjes së qëllimit.  

Nuk duhet anashkaluar se  eksperienca e Eden Hazard  tek  ‘’ Galaktikët ‘’  nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe ka qënë larg atyre paraqitjeve të mrekullueshme me  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në të kaluarën .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy