Real Madridi, interes për talentin meksikan

Real Madridi, interes për talentin meksikan

  Gjatë Botërorit parashikohet se shumë lojtarë do të shëndërrohen në objektivin e ekipeve me emër në Europë.

 Ato të elitës do të jenë pa dyshim protagonistët gjatë merkatos së verës, përfshirë Real Madridin. ‘’ Galaktikët ‘’ fatkeqësisht e përfunduan sezonin e kaluar pa asnjë titull dhe ky fakt vijon të jetë tejet shqetësues. 

Drejtuesit kanë nisur punën të cilët gëzojnë mbështetjen e Florentino Perez dhe Jose Mourinho tanimë e ka deklaruar objektivin e rradhës. 

Gilberto Mora i Tijuanës, pjesë e Meksikës ka shkëlqyer në sezonin e shkuar dhe natyrisht edhe traineri Javier Aguirre pret shumë nga ai. 

Me 17 vite mbi supe mesfushori me tipare sulmuese ka treguar se mund të bëjë diferencën në çdo moment dhe interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ ia rrit automatikisht vlerat. 

Në këtë moshë të luash në Kupën e Botës është një arritje dhe Gilberto Moras mund ti ndryshojë e ardhmja në çdo aspekt në pak kohë. 

Vizioni për lojën, mënyra e të tribluarit dhe shpejtësia, sidomos manovrimet në zonat e ngushta janë disa nga cilësitë e yllit nga Chiapas i cili shumë shpejt mund të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Presidenti i Tijuanas dhe bordi drejtues tashmë po bëjnë me kujdes llogaritë duke qenë se Gilberto Mora është një ndër talentët që më tepër spikat aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy