
Omar Marmoush është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë në kontinentin e vjetër.
Egjiptiani ka hedhur hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur, edhe pse aktivizohet në rradhët e një ekipi mesatar siç është Eintracht Frankfurti.
15 gola dhe 11 asiste në 18 sfida konsiderohet një statistikë befasuese, e cila sigurisht nuk mund të anashkalohet lehtë.
Tanimë Paris St Germain ka nisur ofensivën për 25 vjeçarin, një sulmues shumë teknik, i aftë sidomos në duelet një kundra një, gjithashtu efikas përpara portës.
Në shumë sfida Omar Marmoush i ka ndihmuar gjermanët për ti arritur objektivat por hyrja në garë e ‘’ Les Pariziens ‘’, mund ta ndryshojë rrugëtimin e tij.
Flitet se nga kryeqytetasit mund të largohen lojtarë me peshë në merkaton e ardhshme dhe Luis Enrique e konsideron ishi-n e Stuttgartit të duhurin për mënyrën se si luan skuadra e tij.
Për më tepër eksperienca në kompeticionet europiane është një aspekt shumë i rëndësishëm për ‘’ Luchon ‘’, nje trainer tek i cili Nasser Al Khelaifi beson se do të mund ta dërgojë Paris St Germain në majën e Europës në të ardhmen e afërt.
Sigurisht objektivi kryesor i sheikut nga Katari është fitimi i Champions Leagues dhe asturiani e ka provuar shijen e suksesit në të shkuarën me Barcelonën.
Në lidhje me performancat në kompeticionin më prestigjoz të kontinentit të vjetër kuq e blutë kanë lënë për të dëshiruar por kanë ende shpresë për tu kualifikuar për më tej.



