Sebastien Haller në listën e Atleticos

Sebastien Haller në listën e Atleticos

   Fuqizimi i ofensivës është shëndërruar në një ndër prioritetet e Atletico Madridit për merkaton e ardhshme .  Pas  nigerianit Paul Onuachu  listës së gjatë të ‘’ Los Colchoneros ‘’ i është bashkuar   sulmuesi i  Ajaxit Sebastien Haller .  Francezi ka demostruar shumë kualitet me hollandezët  dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar as Bayern Munchen dhe Borussia Dortmundit .

 10 gola në 11 ndeshje  nuk janë anashkaluar nga i famshmi  Diego Simeone i cili do të ketë një barrë të rëndë mbi shpinë sepse do ti duhet të mbrojë titullin e fituar në La Liga dhe gjithashtu të realizojë ëndërrën që i ka mbetur peng e cila lidhet me fitimin e Champions Leagues. 

Pavarësisht  rikthimit të Antoine Griezmann në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ , ofensiva e kryeqytetasve kërkon një shtysë më tepër për të arritur aty ku duhet  për arsye se mbështetet vetëm tek Luis Suarez si sulmues pykë .

Ideja e ‘’ Rojiblancos ‘’ është gjetja e një profili të ngjashëm dhe  sulmuesi i Ajax Amsterdamit preferohet shumë nga ky trainer që ka shkruar historinë me Atletico Madridin dhe e ka pozicionuar në rangun e  skuadrave  më të famshme të globit.

 Kjo panoramë thekson  se kemi të bëjmë me një lojtar  kualitativ i cili për më tepër ka shënuar një rekord me Ajax Amsterdamin , skuadër që konsiderohet ndër më të njohurat e Eredivisies dhe më gjerë .

Interesi i spanjollëve dhe gjermanëve i  imponon një  analizë të detajuar  sulmuesit me qëllimin e zgjedhjes së duhur që do ti shërbejë për ta pasuruar  karrierën e tij .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy