
Dihet se një ndër objektivat e Manchester United në këtë merkato verore është blerja e një sulmuesi.
Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Old Trafford ‘’ por në orët e fundit drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ janë dorëhequr nga një objektiv.
Dusan Vlahovic tashmë s’është pjesë e planeve të trainerit Ruben Amorim, të cilit i është besuar stoli për më tej.
Pas mbërritjes së Jonathan David në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ishi i Fiorentinës ka mbetur në prapavijë, të cilit fakteqësisht do ti duhet të kërkojë klub përpara se të filloje sezoni i ri.
Mirëpo, s’duhet harruar se 25 vjeçari refuzoi së fundmi Fenerbahcen, për të cilin nuk mungojnë pretendentët në Itali.
Milani i Massimilliano Allegrit e shikon si një element që mund të bëjë diferencën, sigurisht në një kampionat që e njeh mjaft mirë por edhe në kompeticionet europiane.
Por kuqezinjtë kanë parashtruar kushtet, një ndër të cilët është reduktimi i pagës së Dusan Vlahovic.
Pas katër sezonesh tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, sezoni i ri sigurisht do të jetë filimi i një eksperiencë tjetër për këtë lojtar, i cili synon ti lërë pas ulje-ngritjet e së shkuarës.



