Bayern rinovon me Muller

Bayern rinovon me Muller

Pavarësisht se ka rezultuar një skuadër shumë e suksesshme për sa i përket rezultateve , drejtuesit e Bayern Munchen s’kanë të ngopur dhe vazhdojnë ti tregojnë aftësitë edhe me lojtarët në përbërje .  

Sipas specialistit të merkatos  Ekrem Onur gjermanët kanë arritur akordin e shumëpritur duke vijuar marrëdhëniet me sulmuesin Thomas Muller , një legjendë tashmë në ‘’ Allianz Arena ‘’ , i cili ka në përmbajtje rinovimin me një vit  plus një tjetër në varësi të arritjeve të 32 vjeçarit .

 Prezenca e ish kampionit të botës është tejet e rëndësishme për të ardhmen e bavarezëve e cila parashikohet e ndritur duke marrë parasysh vijimësinë e deritanishme që i  ka pozicionuar ndër kandidatët potencialë për të fituar  Champions Leaguen sepse në Bundesligë bashkjetojnë me suksesin prej vitesh tashmë.  

Thomas Muller ka influencuar maksimalisht për furznimin e Robert Lewandowskit  , sulmues që ka shkaktuar një risi në kontinentin e vjetër por duket se koha po i mbaron në Mynih.

7 gola dhe 19 asiste në 26 sfida pa mënjanuar lojën e shkëlqyer  jo vetëm që e shëndërrojnë në  të domosdoshëm për Julian Naglesman por një legjendë për bavarezët të cilët po shijojnë frytet e punës intensive ndër vite .

Thomas Muller e ka zhvilluar të gjithë karrierën tek gjigandi i Bundesligës me të cilin numëron trofe shumë të rëndësishëm dhe sigurisht ka dhënë një kontribut të çmuar tek Gjermania me të cilën fitoi Botërorin në Brazil.

Perspektiva e të ardhmes shikohet entuziazmuese për Bayern Munchen sepse në çdo kompeticion pjesëmarrës lë gjurmë dhe sigurisht mendja është e fokusuar totalisht tek Champions League ku do ti duhet të mposhtë Villarealin , skuadër që ka fituar shumë rëndësi në tokën e premtuar me fitimin e Europa Leagues kundër çdo parashikimi.

Eksperienca e Thomas Muller në Mynih numëron 409 sfida, 136 gola dhe 186 asiste duke e shëndërruar në një garanci  për ofensivën e cila i ka treguar çdo rivali se duhet të ketë kujdes kur ka përballë Bayernin.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy