
Te Barcelona po mendojnë për një revolucion në merkaton e verës, që do të sillte ndryshime të shumta në skuadër.
Përveç trajnerit, katalanasit do të kenë lëvizje edhe sa i përket boshtit të skuadrës. Sipas raportimeve të fundit, pesë lojtarë janë me “valixhe në duar”.
Dy mbrojtësit, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, do të largohen pasi u përfundon kontrata. Të njëjtin fat do të ketë edhe mesfushori Oriol Romeu, i cili u afrua nga trajneri Xavi.
Pritet të largohet edhe sulmuesi Raphinha, ndërsa do të largohet edhe një nga tre mbrojtësit, Kounde, Christensen dhe Araujo.



