
Odise Roshi ka vendosur të largohet nga Boluspor. Ditën e sotme, mesfushori është zyrtarizuar te skuadra e re dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Parë turke.
31-vjeçari është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Sakaryaspor, pas një sezoni ku luajti me Boluspor. Paga e tij e re do jetë rreth 300 mijë euro në sezon.
Sakaryaspor ia doli ta mbyllë si kampion në Ligën e Dytë, për t’u promovuar më lart.



