Argjentina u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, pasi kaloi më shumë vështirësi Ekuardorin.
Kampionët në fuqi, kaluan më tej, vetëm pas penalltive, për shkak se koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Lisandro Martinez kaloi në avantazh Argjentinën në minutën e 35-të, ndërsa Rodriguez, barazoi shifrat në fund, për të dërguar ndeshjen te penalltitë.
Nga “ruleta ruse”, Messi gaboi gjuajtjen e parë, por portieri Martinez u kthye në heroin e Argjentinës, duke pritur në mënyrë spektakolare, dy gjuajtjet e para të Ekuadorit.
Në gjuajtjet e tjera, futbollistët argjentinas ishin të saktë, duke marrë edhe fitoren. Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me fituesin e çiftit Venezuelë-Kanada.



