Josa: Partizani mund ta vriste ndeshjen, por kështu fituan në fazën e parë

Josa: Partizani mund ta vriste ndeshjen, por kështu fituan në fazën e parë

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas fitores me Partizanin.

Josa deklaroi se skuadra kishte momente të këqija, ndërsa pranoi se kundërshtari mund ta kishte vrarë ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë.

Të jem objektiv, kishim momente të këqija në lojë, pas pësimit të golit. Nuk duhet ta kthenim gjithmonë topin prapa, sepse i jepnim mundësi për të na bërë presion sipër. Në pjesën e dytë nuk kishim fillim të mirë, sepse Partizani mund ta vriste lojën.

Në rreshtim nuk ndryshuam, duhet të luanim futboll të kontrolluar, kur e kishim topin në fushën e Partizanit. Fituam në këtë mënyrë, por mos harrojmë që në fazën e parë humbëm me Partizanin në këtë mënyrë. Janë gjëra që kompensohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy